Kurti s’iu jep përgjigje gazetarëve, largohet me xhip të zi pas takimit me Rashiqin

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 16:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar një marrëveshje me ministrin Nenad Rashiq për t’i ndihmuar financiarisht bizneset nga komunitetet. Brenda sallës ku Kurti dhe Rashiq kanë mbajtur fjalimet e tyre me rastin e marrëveshjes, s’ka pasur kohë të rezervuar për pyetjet e gazetarëve. Organizatorja ka thënë se kryeministri Kurti për shkak të agjendës duhet të largohet.

Ndërkohë gazetarët e kanë pritur Kurtin jashtë për t’ua adresuar pyetjet e tyre pas zhvillimeve të fundit dhe përplasjeve me Bashkimin Evropian dhe qëndrimit të ShBA-së.

Por Kurti ka injoruar pyetjet e tyre duke folur për marrëveshjen që kanë nënshkruar bashkë me Nenad Rashiq dhe më pas është larguar nga oborri i Ministrisë së Pushtetit Lokal.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme