Në zyrën e kryeministrit të Kosovës, erdhi për vizitë ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, i cili u prit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Sipas një komunikate për medie, në këtë takim u diskutuar për format e bashkëpunimit në kuadër të misionit të OSBE-së.
“Ata diskutuan për format e bashkëpunimit në kuadër të misionit të OSBE-së. Gjatë takimit, u fol gjithashtu edhe për situatën e krijuar nga përhapja e virusit Corona. Ambasadori, z. Braathu, shprehu vlerësimin e tij për punën e Qeverisë në menaxhimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në komunikatë.