Për t’i uruar marrjen e detyrës së kryeministrit, Albin Kurtit, ka shkuar edhe ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.
Bilek dhe Kurti kanë thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimet bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar Çekinë për kontributin e dhënë Kosovës në shtetndërtim.