Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti takon Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Kurti takon Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos, Zvicër, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Sipas komunikatës për media, gjatë takimit u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe […]

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos, Zvicër, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Sipas komunikatës për media, gjatë takimit u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale.

“Kryeministri u shpreh se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme