Kryeministri Albin Kurti ka takuar Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi në Bruksel të cilit i ka thënë se mbetet i angazhuar për reforma dhe se BE-ja s’ka alternativë.
Kurti ka shkruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së. Ne as nuk jemi “afër” as “fqinj” sepse jemi të rrethuar nga Bashkimi Evropian. Me Komisionerit Varhelyi u shpreh se kjo duhet të jetë qasja e BE-së për rajonin. E sigurova atë për angazhimin tonë për reformat dhe u pajtuam se BE-ja s’mund të ketë alternativë”, ka shkruar Kurti.
Kryeministrit Kurti pritet të përfundojë sot vizitën e tij dy ditore në Bruksel ku ka takuar zyrtarë të lartë dhe komisionerë evropianë.