Kurti thotë se OJQ-të e bizneset mund të regjistrohen si ndërmarrje sociale: Mundësohet punësimi e mirëqenia për grupet e cenueshme

Prishtinë | 20 Nën 2023 | 11:01 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, janë takuar me përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe bizneset, raporton Ekonomia Online.

Kurti, ka njoftuar se nga tani këto dy të fundit do të mund të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale. Sipas tij, ky vendim mundëson punësimin dhe sigurimin e mirëqenies për grupet e cenueshme.

“Vizionin për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë e kemi shprehu kaherë, ndërsa punën dhe vullnetin për ta bërë atë  vizion realitet e kemi dëshmuar mes hartimit dhe zbatimit të politikave për një ekonomi sa më gjithëpërfshirëse. Politikat e orientuara për personat me aftësi të kufizuara lehonat dhe fëmijët të moshuarit dhe familjet me asnjë të punësuar kanë siguruar që qytetarët dhe shteti do të jenë bashkë për të vepruar për të gjithë pa lënë asnjëri mbrapa. Punësimi dhe drejtësia barazia dhe zhvillimit ekonomik  janë baza e së cilit hap të rrugëtimit tonë. Sot pranë jush në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju paraqes  edhe një arritje tjetër në këtë drejtim, për herë të parë në Kosovë Qeveria jonë ofron mundësin që organizatat joqeveritare dhe bizneset të regjistrohen dhe të marrin  statusin e ndërmarrjes sociale, pra në vendin tonë kem ndërmarrje publike kemi ndërmarrje private po kemi edhe ndërmarrje sociale. Kornizën ligjore e cila ka qenë ekzistuese në fund po e zbatojmë ashtu që të adresojmë nevojat e grupit cenueshme të shoqërisë përmes zhvillimit të sektorit ndërmarresisë sociale”.

“Lehtësirat të cilat do të i ofrojnë ndërmarrjes sociale në njërën anë e inkuadrojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet të cenueshme ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për të i shërbyer pikërisht këtyre grupeve, edhe të rritet punësimi po njëkohësisht edhe mirëqenia. Punësimi në fillim përmes inkuadrimit ndërkaq mirëqenia në fund përmes rishpërndarjes së fitimit. Ju si biznese dhe si organizata jo qeveritare tashmë keni punë me personat nga grupet e cenueshëm  Ne po ua prezantojmë procesin e regjistrimit të ndërmarrjes sociale dhe po u informojnë rreth fitimeve që lehtësojnë punën tuaj në shërbim të tyre grupeve të shoqërisë. Nëse aktivitetin tuaj e keni strukturuar në atë mënyrë që ofroni shërbime për grupe të cenueshme apo keni punësuar së paku 30% të stafit nga grupet e cenueshme, ju mund të aplikoni  për të marrë certifikatën e ndërmarrjes sociale të shënoheni në regjistrin e ndërmarrjes sociale dhe të operoni si të tilla në tregun në Kosovë”.

“Si Qeveri mbetemi të përkushtuar që të gjithë ta ndjejnë dorën e Shtetit dhe synojmë të bëjmë këtë duke garantuar qasje  të barabartë në mundësi për avancimin ekomomik. Andaj ju konsiderojmë pikërisht juve këtu të ftuar si dhe të gjithë organizatat qeveritar edhe biznese që punojnë në shërbim të grupeve të cenueshme si partnerët kyç në këtë rrugëtim tonë të përbashkët”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se kompanitë ku 30% e punëtorëve janë nga grupet e cënueshme, mund të aplikojnë si ndërmarrje sociale.

Sipas tij, përfitimet janë që kompanitë ose OJQ-të lirohen nga tatimi në fitim.

“Si Qeveri pra në vazhdimësi në mënyrë të vazhdueshme jemi munduar të zbatojmë politikat të cilat adresojnë pabarazinë si në tregun e punës po ashtu  edhe nivelin e të hyrave për familje. Kemi pasur sit ju kujtohet masën 1.8 të pakos ringjalljes ekonomike nga e cila mbi 2200 familje pra janë mbështetur për punësim  që nuk kanë pasur asnjë anëtar të familjes të punësuar. Po ashtu përmes masës 3.5 jemi përkujdesur që të mbështesim deri më tani mbi 46 mijë gra lehona të cilat po ashtu si të pa puna nuk kanë pasur burime të ardhurave mirëpo dora e Shtetit më në fund ka arritur të i mbështes edhe këtë kategori”.

“Gjithsesi kemi pasur edhe masën 1.6 për punësimin për persona me aftësi të kufizuar të cilët ishin jashtë tregut  të punës. E ku  nga 160 përfitues që kemi pasur fillimisht kanë kryer trajnimet në punë në vendin e punës e pastaj e kanë vazhduar punësimin shumica prej tyre. Ky është një varg masash ku disa prej tyre janë shndërruar në skena të përhershme e cila kanë për qëllim përkrahjen e grupeve të cenueshme në shoqëri po të njëjtin qellim sot po  e prezantojmë edhe fillimin  e procesit të regjistrimit të ndërmarrjeve sociale, ndërmarrje këto që karakterizohen nga iniciativa e lirë përkrahja për grupe të cenueshme si dhe vullnetarizmi, ndryshe nga bizneset tradicionale e cila kanë për qëllim maksimizimin e fitimit ndërmarrjet sociale  përdorin fondet e tyre për të avancuar misionin shoqëror, e në përkrahje të këtij mision ato po pranojnë edhe lehtësira gjatë operimit të tyre, për të kualifikuar për regjistrim të ndërmarrjes sociale ju mund të jeni biznese apo organizata qeveritare që ofroni shërbime të ndryshme për grupet e cenueshme përfshirë këtu  edhe shërbime shëndetësore  rezidenciale psiko-sociale dhe të aftësimit profesional. Gjithashtu  përveç ofrimit të shërbimeve edhe kompanitë apo OJQ-të që punësojnë së paku 30% të punonjësve nga grupet e cenueshme dhe bëjnë prodhimin apo përpunimin e produkteve mund të aplikojnë për të marr statusin e ndërmarrjeve sociale”.

“Para se të aplikojnë bizneset apo OJQ-të do të definojnë qartë fushëveprimtarinë e tyre klasifikimin se cilën kategori janë A apo B si dhe mënyrën e shpërndarjes së fitimit duke pasur parasysh se deri më 30% e fitimit mund të shpërndahet për paga ndërsa pjesa tjetër shkon për zgjerim apo investim në veprimtarinë e tyre. Pas aplikimit për të fituar statusin e ndërmarrjes sociale OJQ-të apo bizneset  dërgojnë dokumentet e nevojshme për aplikim të divizioneve për ndërmarrje sociale në Ministri dhe pas aplikimit Komisioni për vlerësim të statusit  ndërmarrjes sociale pajis organizatën që kualifikohet me certifikatën e ndërmarrjes sociale, gjithashtu ndërmarrjet sociale të regjistruara lirohen edhe nga tatimi në fitim që ato gjenerojnë gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre si dhe ju nënshtrohen vlerës 0 të tatimit mbi vlerën e shtuar kur importojnë lëndën e parë linjat e prodhimit dhe makineritë apo pajisjet e procesit të prodhimit apo ofrimit të shërbimit. Përkushtimi i Qeverisë zhvillimin e sektorit të ndërmarrësisë sociale mbetet i vazhdueshëm dhe fillimi i regjistrimit në këtë ndërmarrjeve është bërë vetëm hapi i parë”.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

I nderuar Ministër Murati,

Të nderuar përfaqësues të organizatave joqeveritare,

Të nderuar përfaqësues të bizneseve,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Vizionin për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë e kemi shprehur kaherë, ndërsa punën dhe vullnetin për ta bërë atë vizion realitet, e kemi dëshmuar përmes hartimit dhe zbatimit të politikave për një ekonomi sa më gjithëpërfshirëse. Politikat e orientuara për personat me aftësi të kufizuara, lehonat dhe fëmijët, të moshuarit e familjet me asnjë të punësuar, kanë siguruar që qytetarët dhe shteti do të jenë bashkë për të vepruar për të gjithë pa lënë asnjëri mbrapa.

Punësimi dhe drejtësia, barazia e zhvillimi ekonomik, janë baza e secilit hap të rrugëtimit. Sot para jush, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju paraqes edhe një arritje tjetër në këtë drejtim. Për herë të parë në Kosovë, Qeveria jonë ofron mundësinë, që organizatat joqeveritare dhe bizneset të regjistrohen dhe të marrin statusin e ndërmarrjeve sociale.

Pra, në vendin tonë kemi ndërmarrje publike, kemi ndërmarrje private, por kemi edhe ndërmarrje sociale.

Kornizën ligjore, e cila ka qenë ekzistuese më në fund po e zbatojmë, ashtu që të adresojmë nevojat e grupeve të cenueshme të shoqërisë përmes zhvillimit të sektorit të ndërmarrësisë sociale. Lehtësirat të cilat do të ju ofrojmë ndërmarrjeve sociale, në njërën anë e inkurajojnë aktivizimin në tregun e punës të personave nga grupet e cenueshme, ndërkaq në anën tjetër sigurojnë rishpërndarjen e të hyrave për t’i shërbyer pikërisht këtyre grupeve. Edhe të rritet punësimi, por njëkohësisht edhe mirëqenia. Punësimi në fillim, përmes inkuadrimit, ndërkaq mirëqenia në fund, përmes rishpërndarjes së fitimeve.

Ju si biznese dhe organizata joqeveritare në veprimtarinë tuaj tashmë keni punë me personat nga grupet e cenueshme. Ne po ua prezantojmë procesin e regjistrimit të ndërmarrjeve sociale dhe po iu informojmë rreth përfitimeve, që lehtësojnë punën tuaj në shërbim të këtyre grupeve të shoqërisë.

Nëse aktivitetin tuaj e keni  strukturuar në atë mënyrë, që ofroni shërbime për grupet e cenueshme, apo keni të punësuar së paku 30% të stafit nga grupet e cenueshme, ju mund të aplikoni për të marrë certifikatën e ndërmarrjes sociale, të shënoheni në regjistrin e ndërmarrjeve sociale dhe të operoni si të tilla në tregun në Kosovë.

Si Qeveri mbetemi të përkushtuar që të gjithë ta ndjejnë dorën e shtetit dhe synojmë të bëjmë këtë duke garantuar qasje të barabartë në mundësi për avancimin ekonomik.

Andaj, ju konsiderojmë pikërisht juve këtu të ftuar, si dhe të gjitha ato organizata joqeveritare dhe biznese, që punojnë në shërbim të grupeve të cenueshme, si partnerët kyç në këtë rrugëtim tonë të përbashkët.

Duke iu falënderuar për praninë e juaj sot, e ftoj Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Muratin për një fjalë rasti rreth përfitimeve dhe lehtësirave të operimit si ndërmarrje sociale në Kosovë.

Faleminderit.

Të ngjashme