Kurti thotë se shteti duhet ta shtojë kujdesin për personat me nevoja të veçanta

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 12:43 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli kanë marrë pjesë  në aktivitetin e organizuar “Handikos” dhe “The Balkan Forum” në kuadër të fushatës “Thuaju jo qeseve të plastikës”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Kurti ka vlerësuar këtë iniciativë, duke siguruar se do të formohet një grup punues që do të trajtojë këtë çështje sa më parë.

Sipas tij, shteti duhet që të shtojë kujdesin për personat me nevoja të veçanta, të sëmurën e të varfërit.

“Jam i bindur që Kosova shteti ynë si shtëpia e popullit tonë duhet ta ketë një dysheme të fortë sociale, pra duhet të kujdesemi për ata të cilët janë më të varfër më të dobët, të sëmurë apo me nevoja të veçanta, por edhe burimet natyrore”.

“Prandaj kjo iniciativë është shumë e mirë dhe kemi nevojë për përgjegjësi institucionale. Duhet ta krijojmë një grup punues që marrin pjese shoqëria civile dhe bizneset që ta bëjmë një paketë për mbrojtjen e ambientit, por edhe situatën në të cilën ndodhet Kosova sot”.

Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi tha se Qeveria duhet që të ndikojë në zbatimin e ligjeve që mundësojnë eliminimin e qeseve plastike.

“Ne mendojmë se ju si institucione dhe Qeveri do të ndikoni që të zbatohet edhe ligji të eliminohen qeset e plastikës dhe gjithsesi duke u mbështetur në zotimet e juaja që i keni dhënë që qytetarët do të jenë të barabartë të gjithë. Këto torba janë të punuara nga persona me aftësi të kufizuara”.

“Thjesht mbrojtja e ambientit ka të bëjë me të gjithë që personat me aftësi të kufizuara të jenë pjesëmarrës në të gjitha proceset”.

Të ngjashme