Kurti: Thaçi nuk është shtyllë e shtetit, ai është noter

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 13:08 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë konferencës ka folur edhe për vendimet e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me formimin e Qeverisë se re.

Ai tha se presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat e tij, raporton Ekonomia Online.

Sipas Kurtit, ai është vetëm noter dhe nuk është një nga shtyllat e shtetit.

Kurti ka folur edhe për 1 mijë testet e pranuara nga Serbia, për te cilat tha se nuk duhet politizuar dhe kjo nuk e fsheh atë se ëfare ka bërë Serbia  gjatë luftës në Kosovë.

I pari i Qeverisë me tej tha se nëse këto teste nuk ishin pranuar kishte me pasur reagime nga qytetarët në komunat me shumic serbe që nuk kanë mundur të testohen.

Kurti tha se ne kemi dëshmuar se nuk bëjmë dallime, raporton EO.

“Presidenti është noter shtetëror e cila nuk është një nga shtyllat e shtetit. Është e qartë se presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat e tij. Është dashur ta mendoj. Ne jemi duke punuar në luftimin e Coronavirusit”.

“Pranimi i testeve nga Serbia s’duhet të politizohet”

Kurti, në një konferencë për media ka folur për pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia, duke shtuar se kjo çështje nuk duhet të politizohet.

“Nuk po ngecim në asnjërën prej detyrave që kemi dhe sfidat që po përballemi. 1000 teste janë gjest i Serbisë që nuk duhet të politizohen.Kjo nuk do të thotë se janë shlyer ato se çka janë bërë gjatë luftës”, shtoi Kurti.

Kurti theksoi se kjo ka mundur të jetë edhe kurth, por që Kosova nuk bien.

“Ne kemi dëshmuar që nuk bëjmë dallime. Nëse Kosova do të refuzonte që do të kishim një grup të serbëve në ndonjë komunë të nxitur që të ankohen se nuk mund të testohen”.

“Ministri Vitia të shfaqet çdo ditë duke testuar ndonjë qytetarë serb. Ka mundur të jetë ndonjë lloj kurth por që ne nuk biem. Nuk duhet politizuar dhe të bashkohemi bashkë në këtë luftë”, tha ai.

Kurti, deklaroi se Qeveria është duke rezistuar mjaftë mirë pavarësisht sulmeve në këtë kohë pandemie.

Me tej, Kurti tha se nëse presidenti Hashim Thaçi del kundër reciprocitetit me Serbinë, sipas tij, është niveli më i ulët.

“Jam i përqendruar në detyrë i kam ne luftimin e pandemisë dhe në koordinimin e ministrive për punët që po i bëjmë. Nuk kam marrë naj këshillë që të rezistoj. Rezistoj mjaftë mire edhe pse na imponohen anash. Nëse kemi një president qe del kundër reciprocitetit me Serbinë atëherë nuk duhet të mendojmë se çfarë flasin ambasadorëve”.

“Serbia nuk të njeh ty, nuk t’i paguaj dëmet e luftës të kërcënon, është agresive. Ky është kulmi dhe më poshtë se kaç është vështir të biesh. Nuk mund ta gjeni një Qeveri që është sulmuar kaç dendur në kohë pandemie që pati mocion mosbesimi”, tha ai.

Mes tjerash, Kurti tha se nuk heq dorë nga zgjedhjet të cilat do të mbahen pas përfundimit të pandemisë.

“Nuk është testimi zëvendësim për parandalimin. Parandalimi nuk ka alternativë. Ka njerëz qe kanë virusin por nuk kanë simptoma. por ka edhe njerëz që kanë simptoma, por që dalin negative. Mos e shmangni vëmendjen. Para datës 4 maj ministria e Shëndetësisë do të mblidhet dhe do ta kemi formën politike empirik e shkencor”.

“Pas përfundimit të virusit do të shkojmë në zgjedhje dhe në këtë kohë të jemi bashkë për mos të rrezikuar jetën e qytetarëve”, tha ai.

Të ngjashme