Kurti tregon pritshmëritë nga takimi në Ohër: Për marrëveshje isha i gatshëm të nënshkruaj në Bruksel

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 15:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pritshmëritë për takimin me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak janë që të vazhdojnë me përgatitjet për takimin e datës 18 mars në kuadër të dialogut, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm që marrëveshjen ta nënshkruajë kur ishte në Bruksel, por që këtë gatishmëri nuk e kishte pala serbe.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars në Maqedoninë e Veriut në Ohër dhe të shohim se si do të mund të ja bashkëngjisim përkufizimin të dakorduar evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.

I pyetur nëse do të ketë nënshkrim në takimin e radhës, Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në takimin e mbajtur me 27 shkurt.

“Unë isha i gatshëm për të nënshkruar kur ishim në Bruksel, andaj ju e kuptoni që për marrëveshje duhet dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra. Është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali në preambulë dhe 11 nene gjithsej, tashmë nuk është nënshkruar me datën 27 shkurt. Pse nuk po ka nënshkrime, besoj që përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme