Kurti uron Ditën e Fëmijëve- Janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes!

Prishtinë | 01 Qer 2024 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Kurti në urimin e tij ka thënë se “Fëmijët janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes”Çdo punë që e bëjmë e ka si qëllim përmirësimin e jetës në vend e natyrisht dhe të ardhmen. Fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt, që përkujdeset për ta e që i mbron nga çdo e padrejtë. Me politikat e qeverisë sonë, i tillë po bëhet përherë e më shumë shteti jonë” shkruan kryeministri Kurti në urimin e tij.

Të ngjashme