Kurti uron Natën e Kadrit, thotë se zakonisht agjëron kur shkon në iftare

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 21:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për Ekonomia Online nëse ka agjëruar në këtë muaj të Ramazanit.

“Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare zakonisht kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet”, tha Kurti.

Ai iu përgjigj interesimit të EO-s, pasi mori pjesë në iftarin e shtruar nga imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në lagjen e Spitalit.

Në mesin e mysafirëve të imamit Labinot Maliqi ishin dhe ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog; ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde; ai i Francës, Olivier Guérot; ai i Shqipërisë, Qemal Minxhozi; ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi etj.

“Sonte është edhe Nata e Kadrit, vlerë e veçantë sa i përket besimit, përkushtimit por gjithashtu besimit e paqes. Unë uroj që Zoti të pranoj lutjet dhe agjërimin tuaj dhe mirësia që e keni dhënë”.

“Muaji i Ramazanit, është muaj i sakrificës e cila na mëson që të përkushtohemi. Sivjet Bajrami i Madh bie të premten, pra të xhumanë. Ju dëshiroj agjërim të lehtë”, tha Kurti, në një fjalë të shkurtër, gjatë iftarit.

Nga ana e tij, imami Maliqi falënderoi të gjithë mysafirët, në veçanti shefin e Qeverisë.

“Iftarin tonë të gjithë na keni nderuar por në veçanti kryeministri jonë Albin Kurti e po ashtu edhe ambasadorë të vendeve mike. Në emrin tim ju falënderoj të gjithëve”, tha Maliqi.

Të ngjashme