Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, në Vushtrri sot foli për formimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas Kurtit, ushtria e Kosovës nuk bëhet me tenderë, por kërkohet angazhim dhe përkushtim nga të gjithë.
“Ushtria e Kosovës nuk bëhet me tenderë, se ajo është ushtri na mbron e sjell siguri. Me tenderë nuk shkohet në NATO”, ka thënë ai.
Duke folur për koalicionet parazgjedhore PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa, lideri historik i VV-së, tha se këto koalicione, siç i quan ai, të korruptuara do të jenë jetë shkurta.
“Këto koalicione nuk janë bërë për qytetarët, por për interesa të tyre personale. Kosovës i duhet Vetëvendosja. Nuk janë krahë të luftës më ata flamur, tjerët janë ata të krahut të luftës”, u shpreh Kurti.
“Prodhimi i bënë njerëzit të zhvillueshëm. Ne jemi për demokraci e që nuk vepron në kundërshtim me interesat e popullit të vet. Me qeverinë tonë pas 11 qershorit do të ketë më shumë përgjegjësi për interesat e qytetarëve. Më shumë se gjysma e fshatrave në Vushtrri sot nuk kanë kanalizim për ujërat e zeza, e nuk kanë rrymë. Vushtrria është një ndër vendet më të varfra e prijnë me ikjen e familjarëve nga Vushtrria. Me qeverinë e VV-së do ta kthejmë diasporën që të investojë e do t’i bindim rininë që të qëndrojnë, sepse do t’i punësojmë”, ka thënë Kurti.
Selimi: Kosova s’do t’i mbështes ata që UÇK-në e quan në gjykatore
Ndërsa Rexhep Selimi tha se Lëvizja Vetëvendosje është ajo qe i ka prirë ndryshimit tash e ca kohë.
“Këtë fitore e kemi mbjellë bashkë me protesta me aktivitete, këtë fitore e ka mbjellë Astrit Dehari dhe askush nuk e mund ta mohojë. Me 11 qershor Kosova do t’i përket të kaluarës me kohë e jetë të vështira. Kosova më nuk do t’i mbështes ata që e lan Kosovën pa integritet, dhe Kosova nuk do t’i votojë e mbështes ata që e lan pa ushtri, e as ata që vlerat më sublime të saj UÇK-në e quan drejt gjykatoreve dhe e përdhosën këtë pune. Kosova nuk do t’i mbështes ata që e përdorën Policinë e Kosovës për të keqpërdorur atë, dhe Kosova do t’i thotë jo të gjithëve, dhe prandaj Kosova e donë Vetëvendosjen, njësoj si vetëvendosja që e donë sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Selimi.
Selimi ka thënë se nuk kemi kohë e as tokë për të shitur. Ai gjithashtu ai bëri të ditur se Vetëvendosje i njeh të gjitha subjektet politike dhe ka thëën se numri 35 fhe ballini qeverisë së Kosovës është Albin Kurti.
Konjufca: Veseli e Mustafa u tërhoqën nga frika
Kandidati për deputet Glauk Konjufca tha se në Kosovë janë bërë dy grupe. Koalicionin PDK-AAK-Nisma e quajti koalicion i klanit “Pronto”, kurse koalicionin LDK-AKR-Alternativa e quajti koalicioni “nga të fryn era”.
Në fjalën e tij, ai foli mbi disa nga prioritetet e Vetëvendosjes, e me theks të veçantë për arsimin, për çfarë tha se ka qenë votë e kontroll poltik, por premtoi se do t’i kthehet shkencës.
“Deri më 11 qershor, profesor të ka bërë qeveria, pas 11 qershorit të bën dija“, tha ai para vushtrriasve, kandidati për deputet, Glauk Konjufca.
“Me shëndetësinë që do të sjellë Vetëvendosje ka me të marrë malli të sëmuresh”, tha tutje Konjufca, teksa foli për planin e VV’së për shëndetësinë.
Konjufca foli edhe për dy pretendentët për kryeministra, Haradinajn e Hotin, për të cilët tha se duhet të iu falënderohen Albin Kurtit.
“Veseli dhe Mustafa nga frika e humbjes së sigurt nuk kandiduan vetë por vendosën këta të dy kundër tyre. Me 11 qershor rruga do të degëzohet. Para jush do të shfaqen dy tabela: në njërën shkruhet humnera, në tjetrën shpëtimi. Populli do ta votojë shpëtimin“, theksoi Konjufca.