Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në “Facebook”, për të arriturat e qeverisë në sektorin publik dhe shëndetësi.
Megjithëse janë kritikuar shumë nga përfaqësues të sindikatave dhe të administratës, Kurti ka përmendur dy nga projektligjet, ai për Zyrtarët Publikë dhe për Paga në Sektorin Publik, si të rëndësishëm të reformës së administratës.
“Me Ligjin për Zyrtarët Publikë kemi krijuar, ndër të tjera, të gjithë mekanizmat e duhur”, tha ai.
Derisa ende nuk dihet koeficienti dhe sa do të jenë pagat, Kurti ka shkruar se me Projektligjin për Paga në Sektorin publik, dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët është nivelizuar nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë.
POSTIMI I PLOTË:
2022: Qeveria për sektorin publik dhe shëndetësi
Kemi miratuar dy nga projektligjet më të rëndësishme të reformës së administratës:
Me Ligjin për Zyrtarët Publik kemi krijuar, ndër të tjera, të gjithë mekanizmat e duhur për:
Me Projektligjin për Paga në Sektorin publik:
Kemi përmirësuar furnizimin me barna: përqindja e furnizimit me barna nga Lista Esenciale e Barnave është rreth 70%, ajo me material shpenzues rreth 90% kurse furnizimi me insulina arriti në 100%.
Zgjeruam mbulimin e trajtimit me terapi nga lista komplementare (për fibrozë cistike).
Funksionalizuam Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive.
Funksionalizuam Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor.
Hapëm depon e re qendrore të vaksinave.
Për herë të parë siguruam vaksinat kundër HPV.
Miratuam:
-Ligjin për sëmundjet ngjitëse;
Me udhëzimin administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj lehtësuam procedurat e licencimit të profesionistëve të mërgatës, si dhe të atyre të trojeve të banuara me shqiptarë.