Kurti viziton Kapinë, thotë se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e 2011-ës arritur Bruksel

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot për vizitë edhe në vendkalimin kufitar që e lidh komunën e Kamenicës me Medvegjën.

Siç shkruan Kurti në rrjetin social Facebook, porta në Kapi, do zbatim, teksa thekson se Serbia është ajo, e cila nuk po respekton marrëveshjen e vitit 2011 në Bruksel.

”Kapia do zbatim. Më 2 dhjetor 2011 u pat nënshkruar Marrëveshja e Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e cila vazhdon të mos zbatohet nga Serbia.”, shkroi ai.

“Në vendkalimin kufitar, Kapia (Porta) ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Medvegjës isha sot bashkë me kryetarin e komunës, Kadri Rahimaj. Aty na pritën oficerët e Policisë së Kosovës, Haki Leci dhe Fadil Imeri. Këta evokuan kujtimet kur u vendosën për herë të parë këtu te kufiri pa vendkalim më 16 dhjetor 2016. Në anën tjetër të kufirit, Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve. Në mes të rrugës ata kanë vendosur barrikadë me cunga. E, në të dy anët e kufirit është fshati i njëjtë Svircë. Ky kufi pa vendkalim i ndanë edhe anëtarët e të njëjtave familje që detyrohen të udhëtojnë mbi 15 km larg në Mutivodë për të kaluar në anën tjetër. Kapia do zbatim, porta duhet të hapet”, shtoi ai.

Të ngjashme