Kurti viziton Klinikën e Gjinekologjisë: Këtu lind jeta edhe momentet fare të shkurtra bëhen vendimtare

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të cilët u pritën nga Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdaraj, Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj dhe stafi shëndetësor i kësaj klinike.

Vizitën e tij në Klinikën e Gjinekologjisë, Kurti e realizoi për të parë nga afër punimet në kuadër të renovimeve në katër reparte kësaj Klinike që mbulojnë nga gjithsej 13 reparte që numëron kjo klinikë. Këto renovime që mbulojnë një hapësirë prej 5000m2, përfshijnë korridoret, dhomat, shtretërit.

Në kuadër të këtij projekti për renovime përfshihet edhe digjitalizimi i pjesës hyrëse të Klinikës, pra tek recepsioni, i cili do të lehtësoj punën e stafit dhe do të minimizoj pritjet e gjata të pacientëve për të marrë shërbime.

Heronj të heshtur të gjallë i quajti Kurti, mantelbardhët ndaj të cilëve shprehu falënderime dhe mirënjohje të thellë për angazhimin, kontributin, punën dhe përkushtimin e pandalshëm. “Le ta shfrytëzojmë këtë vizitë që t’ua kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të pamatshëm që në parim është i pakthyeshëm”, përfundoi kështu kryeministri.

Të ngjashme