Kurti viziton ndërmarrjet e Gjakovës, Qeveritë e kaluara bënë krim ekonomik

Gjakovë | 30 Maj 2017 | 14:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka kritikuar Qeveritë e kaluara se e kanë deindustrializuar vendin, duke ia humbur shumë vende të punës dhe shansin për zhvillim vendit.

Kurti i bë komentet gjatë vizitave që i bëri sot fabrikave “Metaliku” dhe “Elektromotori” në Gjakovë.

“Ne sot vizituam fabrikën e gypave ‘Metaliku’, me ç’rast duket qartë se krim s’është veç keqpërdorimi i buxhetit, por edhe deindustrializimi i vendit, i cili ka humbur shumë vende të punës dhe ia ka humbur Kosovës shansin për zhvillim”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se me Vetëvendosjen në qeverisje, do të themelohet një bankë për zhvillim, e cila nëpërmes kredive të buta do të bëjë rimëkëmbjen ekonomike, duke e bërë Kosovën shtet zhvillimor.

Sipas kandidatit të VV-së për shef të Qeverisë, qeverisjeve të kaluara u ka munguar vullneti dhe dija për rimëkëmbjen e këtyre ndërmarrjeve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Por, sipas tij, Vetëvendosja i ka të dyja, edhe vullnetin edhe dijen për të ndryshuar situatën për mirë.

Kurti pohoi se privatizimet e dështuara në Kosovë dhe trajtimi i ndërmarrjeve shoqërore në të kaluarën është një krim ekonomik që i është bërë vendit.

Sipas tij, Vetëvendosja me Fondin Sovran që e ka në program do t’i mbështesë këto ndërmarrje që të funksionalizohen përsëri.

Ai tha se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet dhe do të zëvendësohet me Fondin Sovran.

Pas Gjakovës, Kurti me kandidatë të tjerë për deputetë do të vizitojë biznese të Çarshinë e Gjatë të Pejës.

Fotot: Ekonomia Online

Të ngjashme