Kurti zhvilloi bashkëbisedim virtual me ambasadorin Kosnett

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin, Besnik Bislimi, sot zhvilluan një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, dhe dy këshilltaret e tij, Amy Carnie dhe Mia Ter Haar.

Sipas njoftimit të LVV, gjatë këtij takimi është diskutuar rreth shumë temave, me fokus në situatën aktuale politike në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale.

Me këtë rast, thuhet se palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme