Garës për një ulëse në Kuvendin e Kosovës i është futur biznesmeni Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve.
Ai është në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe mban numrin 91.
Kurtishaj e përkrah “Rimëkëmbjen” e PDK-së, duke thënë se zhvillimi ekonomik, i mbështetur në sundim të rendit dhe ligjit, i përcjell nga arsimi, shëndetësia, integrimet rajonale, evropian do të jetë prioritet i tij në këto zgjedhje.
Për kandidatin Kurtishaj rëndësi ka edhe turizmi si në aspektin shtetëror, bilateral, rajonal, evropian dhe global.