Kurtishaj takohet me ish-ambasadorin Minxhozi, e quan iniciator të liberalizimit të tregut turistik

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 11:40 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pronari i kompanisë “Sharr Travel” Ruzhdi Kurtishaj e ka pritur në takim lamtumirës ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, raporton Ekonomia Online.

Sipas Kurtishajt, Minxhozi ka treguar dashuri të madhe për të gjithë shqiptarët. Madje shtoi se Minxhozi ka qenë iniciator i liberalizimit të tregut turistik.

“Shqipëria ka ditur të prodhojë njerëz të mëdhenj. Po arrijmë që një ditë të jemi lider për turizëm. Ka qenë një punë e madhe”.

“Ju keni qenë iniciator që kemi një liberalizim të tregut turistik. Të falënderoj shumë që ‘Sharr Travel’ ka qenë pjesë e punës së kampanjës së madhe”.

Kurse, ish-ambasadori Minxhozi tha se Shqipëria dhe Kosova kanë ecë përpara, por ai kërkoi edhe më shumë bashkëpunim, raporton EO.

“Jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria dhe Kosova kanë ecë përpara dhe do të ecin edhe më tutje, por kjo do të arrihet falë bashkëpunimit edhe më të madh”.

“Me respekt për kompaninë tuaj për zhvillimin e turizmit. Kam kaluar një pjesë të jetës sime në një vend të mirë që ma ka fal dashuri e gjithçka”.

Kurtishaj krejt në fund ka ndarë edhe dy mirënjohje në shenjë falënderimi për Minxhozin.

Të ngjashme