Kurtit i kërkohet që të përmirësohen format e subvencionimeve për agro-bizneset

Suharekë | 03 Tet 2021 | 16:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë vizitës në Suharekë tha se Qeveria do t’i shtojë format e mbështetjes për kulturën e vreshtarisë, raporton Ekonomia Online.

Kurti gjatë vizitës në fabrikën AgroKosova Holding, tha se është e rëndësishme që të rritet interesimi për kultivimin e rrushit.

“Jam i inkurajuar me punën dhe shërbimin që ofroni,  i pamë rreth 105 hektarë vreshta dhe e përcollëm me vëmendje procesin e prodhimit të verës dhe gjithandej pamë njerëz shumë punëtor, edhe te vjelja e rrushit, në një kohë kur po e festojmë vjeljen e rrushit do të duhej të bëhet edhe kulturë përmes konsumit. Rritja e përkrahjes është e rëndësishme për ta rritur interesimin që sa më shumë njerëz të merren me kultivimin e rrushit. Qeveria e Kosovës do t’i shtojë format e mbështetjes për këtë kulturë dhe do të ndihmojnë më shumë se përpara”.

“Rrushi vera përpos që janë prodhime, janë edhe strategji për Kosovën, ku ka bërë që Kosova të përmendet në Këshillin e Kombeve të Bashkuara”.

“Bashkëpunimi ynë në të ardhmen do të shtohet” , tha Kurti.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi, tha se fokusi i tyre është që të krijohet një sistem i drejtë.

“Ministria e Bujqësisë fokus ka krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të sistemit të bujqësisë në Kosovë, sepse kemi nevoja shoqëria jonë që të ketë ushqim të pastër dhe të shëndetshëm”.

Në anëën tjetër, Haziz Tafaj, pronar i Agro Kosova Holding, tha se sektori i vreshtarisë ka impakt të drejtpërdrejtë  në rritjen e  mirëqenies sociale.

“E falënderoj kryeministri që i ka paraprijë festës tradicionale të verës, sivjet pak me vonesë por kemi vendosur që ta shënojmë si datë e cila po ndikon në krijimin e kultivimit të hardhisë së rrushit. Ndërmarrja Agro Kosova ka në menaxhim rreth 400 hektarë vreshta dhe prodhon verë nga tri brendet dhe janë të punësuar 180 punëtorë. Sektori i vrerarisë ka impakt të madh në rritjen e mirëqenies sociale dhe ndikon në kultivimin e hardhisë së rrushit”.

Ndërsa, Gani Sallauka, drejtor i Shoqatës së Bizneseve në Suharekë, ka pasur vërejtje që të përmirësohen format e subvencionimeve për agro-bizneset.

“Brenda pak kohe jeni për herë të dytë në zonën industriale që ka të punësuar mbi 1 mijë, mbi 100 milionë janë bërë sivjet investime nga biznesmenët, ndërsa mbi 2 milionë i ka ndarë Qeveria për zonën industriale”.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi, tha se fokusi i tyre është që të krijohet një sistem i drejtë.

“Ministria e Bujqësisë fokus ka krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të sistemit të bujqësisë në Kosovë, sepse kemi nevoja shoqëria jonë që të ketë ushqim të pastër dhe të shëndetshëm”.

Edhe deputeti dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Suharekës nga VV-ja, Sali Zyba, ka bërë thirrje që kjo veprimtari të ketë mbështetjen e duhur institucionale.

“Zona industriale është më e suksesshmja në Kosovë , dhe bëj thirrje të mekanizimit  shtetërorë që të jep mbështetjen e duhur dhe të kemi perspektivën për të cilën e kërkojmë”.

No description available.

Të ngjashme