Kusari: Jam e tronditur nga ajo çfarë ka bërë sot VV-ja me anëtarët e KPM-së

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku e Besim Muzaqi, kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Media, pasi, sipas tyre “KPM-ja rrezikoi sigurinë nacionale me kanalet serbe”.

Juristja e medias, Flutura Kusari thotë se ajo çfarë ka bërë sot Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend me anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), është njëjtë sikurse të ftohen gjyqtarët dhe t’u kërkohet llogari për vendimet e tyre.

Sipas saj, ky është një sulm brutal i pavarësisë së një institucioni që sipas Kushtetutës është i pavarur.

“Ajo çfarë ka bërë sot Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend me anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media është njëjtë sikur me i ftu gjyqtarët dhe me iu kërku llogari për vendimet e tyre. Është sulm brutal i pavarësisë së një institucioni që sipas Kushtetutës është i pavarur. E tronditur me përkeqësimin kaq të shpejtë të lirisë së medias në Kosovë”.

“Por, shqetësimi im kryesor ka të bëje me sigurinë fizike të anëtarëve të KPM-së. Gjuha e përdorur nga ana e deputetëve javën e kaluar dhe sot (ndonëse sot gjuhë më e zbutur) është nxitje e dhunës ndaj anëtarëve. Shpresoj që të mos iu ndodhë asgjë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme