Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se vonesat e mos konstituimit te institucioneve kanë ndikim negativ në ekonomi.
Sipas saj, në këtë mënyrë Kosova po e humb mundësinë e përfitimeve nga fondet e FMN-së. Ndërkombëtare.
“Përderisa PAN premtoi investime qindra milionëshe për Kosovën në fushatën parazgjedhore, pas zgjedhjeve me mospjesëmarrjen e tyre në seancë dhe me zhagitjen e seancës konstituive nga ana e tyre, kostoja reale apo humbja që po i kushton Kosovës, tashmë ka kaluar 100 milion Euro. Këto shuma janë reale të cilat po i kushtojnë secilës shtëpi dhe secilit individ në Kosovë.”, tha ajo.