Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, në seancën plenare ku po diskutohet për propozimin e ZRrE-së për rritje të çmimit të rrymës ka thënë se amvisëritë e kanë kthyer ngrohjen me rrymë shkaku i çmimit të lirë, raporton Ekonomia Onlline.
Kusari tha se kjo ka ardhur shkaku i heqjes së bllok-tarifave.
“Në shumë amvisëri përshkak të heqjes së bllok-tarifave shumë nga to edhe pse kishin mundësi të ngroheshin përmes alternativave tjera e kthyen ngrohjen me rrymë për arsye të çmimit më të ulët”, tha ajo.
Tutje Kusari tha se është i paevitueshëm kthimi i bllok-tarifave.
“Prandaj kthimi i bllok tarifave është i paevitueshëm pasi ishte hequr në vitin 2017 bashkë me kthimin e shprehisë së kursimit dhe vetëdijësimit të konsumatorëve për kursimin e energjisë”, tha ajo në Kuvend.