Ushtruesja e detyrës së kryetares së shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se në Kuvend nuk pati përleshje, raporton Ekonomia Online.
Kusari ka thënë se deputet i PDK-së Memli Krasniqi, e ka sharë ministren Donika Gërvalla.
“Me keqardhje po them nuk mund të them se nuk mund t’i them fjalët që Memli Krasniqi i ka thënë, nuk ma lejon as kultura, Memli Krasniqi ka tregu që nuk e ka as nivelin minimela të sjelljeve, britmat e tij, sharjet e fyerjet janë diçka e padëgjuar për mua”.
Sipas Kusari-Lilës, deputetët e PDK-së, madje edhe e kanë kërcënuar Gërvallën.
Ajo tha se për këtë arsye ministri Faton Peci është ngritur në këmbë për t’i dalë në mbrojtje asaj.
“Deputetët e PDK-së i intensifikuan fyerjet ndaj ministres e besa edhe kërcënimet e z.Peci është ngritë në këmbë për t’i ndalë se nuk mund të silllen ashtu me një grua. Z.Peci është ngritë në këmbë për t’i dalë në mbrojtje pastaj sharjet kanë eskalu”.
“Fatmirsisht nuk ndodhi përleshja, ka fillu kur është kriju turma dhe gjuha më e rnëdë. Nuk e kam dëgju saktë cka ka thanë po ka pasur fyerje. Unë i kam thënë deputetit Beqa të ndalet”.
“Seanca ka filluar me tension, tensioni dhe gjuha parlamentare e filloi shkarjen në deklarime jashtë rendit të ditës, në ofendime dhe fyerje që filluan t’i bëhen ministres së Jashtme zonjës Donika Gërvalla, e deri tek fjalët fyese nga deputetët e Partisë Demokratike”.
“Në veçanti, pastaj me eskalimin e gjuhës së deputetit Ardian Kastrati, nga vendi i Memlit Krasniqi dhe vetë shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri. Qasja që sot synohet të ndërrohet e vërteta, ajo çfarë ka ndodhur në vitin 2015, kush e promovoi, e votoi dhe instaloi Gjykatën Speciale, dhe qysh sot perceptohet dhe si deklarohen po të njëjtit, është për keqardhje”.
Ajo më tej shtoi se ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale, po krijojnë kauzë të rreme ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të Qeverisë, raporton EO.
“Historia nuk aq është e largët për t’iu kthy deklarimeve të krerëve dhe përfaqësuesve të PDK-së tek ata që ishin në kundërshti me Gjykatën Speciale dhe sot të krijohet një kauzë e rreme nga po e njëjta parti, ndaj zyrtarëve të Qeverisë e ndaj deputetëve është totalisht e papranueshme dhe duhet në çdo situatë të ardhme, të ndërmerren masa, qofshin përmes masave disiplinore por gjithashtu edhe këto reflektime të jenë pjesë e Rregullores së re të Kuvendit”.
“Kuvendi ka qenë arenë e dramave edhe të mëhershme, ka pasur raste kur deputetë të pozitës që kanë qenë në koalicion LDK-PDK, kanë ofenduar, fyer apo edhe akuzuar krerë të PDK-së për vrasje, por e kanë vazhduar bashkëqeverisjen”.