Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që të kompensohet orët e humbura gjatë grevës, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu ajo ka kërkuar që të bëhet ekzekutimi i pagesave për mësimdhënësit si avans. Përderisa ka njoftuar se të premten do të mbahet seancë e re e Kuvendit.
“Opozita refuzuan të jenë pjesë e takimit. Për datën 14 tetor të premten do të duhej të ishte e caktuar një seancë e re. Flasim për agjendë të domosdoshme për të arritur konsensus”.
“Jemi duke përcjell situatën me grevën e mësimdhënësve dhe u bëjmë thirrje SBAShK dhe mësimdhënësve të jenë në një vijë për kompensimin e orëve”.
“Sa më parë edhe ekzekutimi i pagave si avans. Të ngarkosh fëmijët me një çështje të rëndë është një situatë e papranueshme. Situata ka të bëjë me çështje ligjore”.