Kusari-Lila për dënimin e Mustafës: Të vetmit që s’e përkrahëm Specialen, pasojat do t’i bartë vendi

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 12:03 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e ka komentuar dënimin e Salih Mustafës, me 26 vjet burgim nga Specialja, raporton Ekonomia Online.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë tha se VV-ja ka qenë partia e vetme që nuk e ka përkrahur vendimin për formimin e Gjykatës. Sipas saj, pasojat e atij vendimi do t’i bartë vendi.

“Në fakt atë lajme e pash sa ishim në mbledhjen të Kryesisë. Qëndrimi i VV-së në raport me Gjykatën është i ditur, është konsideruar si vendim i gabuara nuk e ka mbështet këtë vendim”.

“Fatkeqësisht ka qenë grupi i vetëm parlamentar që nuk e ka mbështetur. Pjesa tjetër janë pasojat e një veprim që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, pasojat po i bartin të tjerët dhe do t’i bartë edhe vendi”.

“Derisa ende sot në Kosovë arrestohen ata që kanë kryer krime lufte ndaj popullatës civile, kemi pasë ditëve të fundit 1-2 arrestime të përfaqësuesve të ish-policisë serbosllave dhe Gjykata synon ta barazojë agresorin me viktimën dhe është tepër e rëndë”.

Ajo më tej ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten e ardhshme. Sipas Kusarit në këtë seancë do të shqyrtohen disa projektligje.

“Sot u caktua seanca e re. Seanca do të mbahet të enjten në ora 10:00. Ndërsa seanca e re do të filloj pas përmbylljes së asaj seance është e paraparë të mbahet në orën 13:00”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme