Kusari-Lila: Të enjten, Kuvendi mban dy seanca

Prishtinë | 15 Kor 2022 | 10:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e grupit të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se seanca e ardhshme do të mbahet ditën e enjte, me 21 korrik.

Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë projektligjesh, tha Kusari-Lila, raporton EO.

Në seancë, do të ketë edhe debat parlamentar lidhur me mosliberalizimin e vizave për Kosovës dhe njëra ndër pikat do të jetë edhe mocioni i Vetëvendosjes për adresimin e rezolutës e cila merret me masat për rritjen e çmimeve,

“Seanca e ardhshme do të mbahet ditën e enjte, me 21 korrik. Në rend dite janë në shqyrtim të dytë, projektligji për ushqimet, ai agjencisë për vitin 2021, shqyrtimi vendimit të Qeverisë për hartimin e planit hapësinor. Do të mbahet debat në lidhje për mos liberalizmin e vizave dhe mocioni nga VV-ja për adresimin e rezolutës e cila merret me masat për rritjen e çmimeve. Ka dakordim për mbështetje të mocionit për ratifikimin e marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë”, u shpreh ajo.

Të ngjashme