Kusari: Pagat e gjykatësve nuk ulen, ndikimet politike nuk kalojnë

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka dhënë një koment të shkurtër për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Ajo shkruan se “Gjykata Kushtetuese ka vendosur që pagat e gjykatësve nuk do te ulen”.

Sipas saj, “ndikimet politike për dobësim të sistemit gjyqësor përmes uljes së pagave nuk kalojnë”.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur, ndër të tjera, që pagat e gjykatësve nuk do te ulen.

Bravo Kushtetuese, bravo.

Ndikimet politike për dobësim të sistemit gjyqësor përmes uljes së pagave nuk kalojnë”- ka shkruar ajo.

Të ngjashme