Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se punëtorët e RTK-së, ende nuk i kanë marrë pagat.
Kusari, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo ka ndodhur për shkak se nuk iu eshët ndarë buxheti që u takon me ligj.
“Ky është presion i pastër politik nga qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në kulmin e fushatës zgjedhore”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Punëtorët e RTK-së ende nuk i kanë marrë pagat.
Arseyja është e thjeshtë: qeveria/parlamenti nuk ia ka nda buxhetin që i takon me ligj.
Ky është presion i pastër politik nga qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetevendosje në kulmin e fushatës zgjedhore.
Sigurisht asnjë llaf nga bordi. Taman puna me guxu me folë ata.