Deputetja nga Alternativa, Mimoza Kusari, tha se raporti nga komisioni është në kundërshtim me marrëveshjen e dy presidentëve. Ajo tha se ata do të angazhohen për ta rrëzuar këtë qeveri sa më shpejt, raporton Ekonomia Online.
“Raporti si i tillë eshte në kontraditë me marrëveshjen që është nënshkruar në mes të dy presidentëve. Ne do të angazhohemi që ta rrëzojmë këtë qeveri me format tona nëse këta nuk e rrëzojnë veten. Populli i Kosovës ka duruar qe tri vite, duhet të duroj edhe pak”, tha Kusari.
Sipas Kusarit, gjasat nuk janë të mëdha që marrëveshja e demarkacionit të marrë votat e nevojshme.
“Ndonëse unë shpresoj, gjasat nuk janë shumë të mëdha që të kaloj demarkacioni. Dihet tashmë qëndrimi i njërës parti opozitare, por në anën tjetër duhet të pritet edhe qëndrimi i Listës Serbe”, ka shtuar Kusari – Lila.
Ajo ka thënë se ata janë kundër që raporti i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpetim Bulliqi të mos jetë pjesë e ligjit, por që sipas saj mund të jepet vetëm si informatë.