Kush do ta prezantojë “Big Brother VIP 2”, Arbana apo Bora?

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Prej disa javësh në mediat rozë, po qarkullon një lajm lidhur me moderatoren Arbana Osmani, e cila u përfol se ka pasur disa konflikte me Lori Hoxhën. Madje, u tha se shkak është bërë Bora Zemani, pasi i ka zënë vendin Arbanës.

Mirëpo, duket se asgjë nuk është e vërtetë. Programi që theu çdo rekord shikueshmërie, “Big Brother Vip Albania” do të fillojë së shpejti dhe moderatore do të jetë sërish Arbana.

Komentet kanë qenë shumë entuziaste dhe të gjithë kanë shkruar se mezi po presin. Nuk dihet se kush do të jenë banorët e rinj, por suksesi është i garantuar.

Të ngjashme