Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo së fundmi i ka kushtuar një rëndësi të madhe programit “Më lër të flas” që drejtohet nga vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.
“Kryefjala.com” bën me dije se programi i vëllezërve do të finalizohet për këtë vit me këngëtaren kosovare, Era Istrefi.
Sipas këtij portali thuhet se së fundmi, Lori dhe Era janë parë së bashku në takime. Mirëpo në darkën e tyre është parë edhe stilisti i famshëm, Valdrin Sahiti.
Sa i takon të ftuarve të tjerë, mësohet se do të jenë dyshja mjaft simpatike, Dojna Mema dhe Vlashent Sata.
Kujtojmë së në eventin e stilistit Valdrin Sahiti që u mbajt në Prishtinë para disa javësh ishin të ftuar shumë emra të njohur për publikun ndër ta edhe: Lori Hoxha, Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Era Istrefi.