Kush e çoi vendin në zgjedhje? Qytetarët japin përgjigje të ndryshme, thonë se do të dalin të votojnë

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e vendit më 7 qershor do t’u drejtohen përsëri kutive të votimit, raporton Ekonomia Online.

Kjo, për shkak se Kuvendi i Kosovës në natën e 28 prillit nuk arriti që të zgjidhte presidentin e vendit, çka bëri që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Për shkuarjen e vendit në zgjedhje disa qytetarë fajtorë po e shohin Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë tashmë, Albin Kurtin, e dikush tjetër opozitën.

Qytetari, Xhevat Zeqiraj në një përgjigje për Ekonomia Online, thotë se do të dalë të votojë, me qëllimin që ta largojnë nga Qeveria, kryeministrin Kurti.

“Mos me dalë me votu, i vjedhin votat, me dalë votoj vet dikur ma vjedhin votën, kështu që duhet me dalë, po një e mirë është që vendi po shkon në zgjedhje për shkak se kjo Qeveri që gjashtë vjet, kjo po shkon edhe populli shpresoj kemi shpresa që të shkojë përpara. E ka shkatërru shtetin që gjashtë vjet, 20 miliardë euro kurrfarë projekti, të gjitha të bllokuara kurrfar rezultati, çmimet që po thojnë tavan, e ka mjeru popullin shpresoj që populli, diaspora ishalla janë mbush mend, se e kanë bërë njëfarë lloj si inati, po vijnë po votojnë për inati të këtyre që janë këtu, i hypin aeroplanëve, autobusëve, kerreve po shkojnë anej, e po na lajnë sherrin brenda, e shkojnë e vazhdojnë punën e vet atje, nëpër Evropë e nëpër botë, ata edhe nëse votojnë e kanë të drejtën e votës, unë kam 90% të familjarëve të mi, farëefis i kam jashtë, ata të mitë janë, mirëpo mos të shkojnë me inati, sepse shpesh në rrjete sociale, facebook e këto thonë jau bëmë  mirë atyre atje, si votuam e ua lamë Albinin, nifar llojë naiviteti edhe nifar lloj nuk e di shumë të mashtruar ata edhe nuk di qysh me ta shpjegu. Por një e mirë është që populli shkon në zgjedhje, qeky njeri që e kemi sot me emër, se me zor po ma qet goja emrin e tij Albin Kurti, po shkon”, tha Zeqiraj.

Njëjtë mendon edhe Zuka Beqiri i cili tha se gjithmonë do të dalë të votojë, mirëpo asnjëherë Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që sipas tij po e qon vendin teposhtë.

“Po po dalë, dal unë në zgjedhje edhe kam me dalë apet, 300 herë nëse i bojnë 300 herë kam me dalë. Qysh pe shoh, pe shoh që Vetëvendosja është duke e quar shtetin teposhtë, si kam votu kurrë, as si votoj kurrë”, tha Beqiri për EO.

Ndërkaq, një mërgimtar, Shefqet Kasumi thotë se fajtor për shkuarjen e vendit në zgjedhje është opozita.

“Po po dihet kush po i bënë këto zgjedhje, po i bën opozita kush tjetër, këta s’po dojnë me çu vendin përpara dhe ma merr mendja që kena me dalë krejt, i madh i vogël kena me dalë krejt, i madh e i vogël kena me dal edhe dihet kush fiton. Aty s’ka dilemë për këtë, se populli u vetëdijësua vet, populli e din s’ka më me vjedhë Kosovën, boll e kanë vjedhë deri qetash. Ka me pas ndalesë ma, Kosova ka me u zgjedhë një ndër qytetet më të mira në Evropë. 

Zgjedhjet janë të lodhshme por na kur dojmë me qu vendin përpara nuk janë të lodhshme as kurgjo, nuk pritojna hiq edhe 10 herë, 20 herë me iu kallxu që hajnia e ka pas, hajni më s’ka”, tha Kasumi për EO.

Të ngjashme