Kush e fiton titullin, nëse Seria A anulohet para përfundimit të sezonit?

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Italia është në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes me të madhe të coronavirusit.

Nga kjo sëmundje është prekur edhe futbolli ku ministri i Sportit ka kërkuar që të pezullohet kampionati për këtë vit.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka mbledhur këshillin dhe do të bisedojë me UEFA-në për hapat që do të ndërmerren.

Ndeshjet e Kupës së Italisë me siguri nuk do të luhen dhe nuk do të ketë fitues për këtë sezon, por ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me kampionatin.

“Correire della sera”, ka bërë një analizë se çfarë do të ndodhë nëse anulohet kampionati.

Deri sot, asnjëherë Kampionati Italian nuk është ndërprerë në gjysmë, as atëherë kur ishte gjendje lufte.

Fillimisht do të duhej që kampionati të mbyllej dhe të mos kishte fitues për këtë sezon, duke e fshirë 2019-2020 nga kalendari.

Por kjo do të shfaqte probleme për kualifikimet në Ligën e Kampionëve dhe Europa Leagues.

Atëherë Federata Italiane mund të marrë vendimin, që të barazohen skuadrat me ndeshje (pasi disa skuadra kanë më pak ndeshje të luajtura) dhe kampion të shpallet skuadra që aktualisht është në vendin e parë.

Gjithashtu e njëjta do të vlejë edhe për rënie nga liga dhe promovim nga ligat më të ulëta.

Të ngjashme