Kush fitoi këtë javë, Qeveria apo Opozita?

Prishtinë | 02 Nën 2024 | 11:00 | Nga Shenoll Muharremi

Kjo javë ka qenë dinamike me zhvillime politike. Duket sikurse partia në pushtet, qeveria, pati një rënie por gjithashtu një rikthim (comeback) i cili u mundësua nga disa, përkundër punës së mirë, gabimeve dhe premtimeve të opozitës. Por gara ende vazhdon. Sot një parti e madhe opozitare shpalosë programin e saj dhe duhet të shofim cila është qasja dhe metoda e tyre.

Gjithashtu u publikua raporti vjetori i vlerësimit të Komisionit Europian (Kosovo Report 2024) por që kryesisht kishte të dhëna për vitin 2023 që ne i kishim diskutuar dhe elaboruar por ishte i rëndësishëm të konfirmoj gjendjen.

U konfirmua që shkalla e punësimit ishte vetëm 36.3% që nënkupton se mbi 60% në moshë pune nuk janë në punë. Sigurisht që qeveria i paraqiti situatën që vetëm 10% po kërkojnë punë, janë të papunë. Kështu e vlerësojnë ata, vetëm ata që kërkojnë punë në zyra të shtetit i numron si të papunë, e këtu i diskriminon rreth 700,000 persona që janë në moshë pune po nuk regjistrohen në zyre të shtetit se nuk besojnë që munden me gjetë punë aty.

Gjithashtu u tha që Kosova ka fuqinë blerëse për kokë banori (GDP per capita ppp) më të ulën në rajon (dhe Europë) ku aktualisht arrinë vetëm 25% të mesatarës së BE-së. Por indikatorët ekonomik nuk ishin pjesa kryesore. U tha që kapacitetet administrative janë të dobëta. E kjo është më e rënda për shkak se administrata është zemra dhe gjaku e venat e shtetit që duhet të sigurohet që reformat tjera dhe politika e integrimit në BE mund të zbatohen. Kishte edhe informata pozitive sikurse fakti që familjet Kosovare kanë qasjen më të lartë në Internet në rajon me 98%, por gjithashtu mbi mesatren e vendeve të BE.

Kështu qeveria moti disa flakaresha nga raporti kredibil. I dyti pas raportit të Bankës Botërore ditë më parë. Këtu i gjithë narrativi që Kosova ka arritur zhvillim ekonomik me 30%-40% gjatë mandatit qeveritar, si u tha nga KM në Këshill të Partisë, ra poshtë. Në raport me një paragraf thuhet se kishte rënie të zhvillimit ekonomik nga 4.3% në 2022 në 3.3% në vitin 2022 dhe kjo ishte sikurse mesatarja e rritjes 2015-2020 që ishte 3.2%. Megjithatë, gjykatat, drejtësia, lufta kundër korrupcionit në nivel të lartë… ndërhyrjet në RTK, punësimet partiake dhe numri i madh i ushtëruesëve të detyrës ishin sfidat kryesore.

….

Ndërkohë, kishim një situatë ku qeveria bëri rritjen e theksuar të pagave publike. Rritja e pagave në kohë fushate është korrupcion elektoral, blerje votash. Por në vend se opozita të shfrytëzoj rastin dhe të ofroj modele alternative që e rrisin fuqinë blerëse duke i fuqizuar dhe rritur bizneset… ata u lëshuan në lojën e pagave dhe premtuan rritje edhe më të lartë sesa qeveria. Këtu u krijua një rrëmujë dhe një garë e paarsyeshme, me shumë opurtunizëm dhe në dëm të ekonomisë dhe publikut, në dobi të disa votave dhe politikanëve dhe partive politike. Kështu qytetari e publiku nuk po përifton shumë, partitë po garojnë për votat e tyre.

Ministri i Financave bëri një reagim ku tregoj se opcioni i opozitës, në këtë rast LDK-së, nuk është i qëndrueshëm për shkak të një rregullë që Kosova ka dakorduar me institucionet ndërkombëtare financiare ku thuhet se ‘pagat e sektorit publik nuk mund të rriten më shumë se norma e rritjes ekonomike’. Kosova ka ligj për këtë, tha qeveria duhet u munduar të zbrapsë ‘ofertën’ e LDK-së. Kjo si duhet e revoltoj shumë partinë opozitare e cila e rriti presionin opozitar ndaj Ministrit dhe qeverisë.

Një deputet e spikatur e LDK gjeti një informatë zyrtare nga Raporti i Autditorit 2023 ku thuhej se qeveria harxhoj mbi 30 milionë karburante gjatë viti. Kjo e bëri ministrin në fjalë që të kyqet në një seri reagimesh me deputetën e cila e kishte epërsinë e raportit të auditorit. Por gjatë ditës dje, mesiguri pas komunikimeve mes Ministrisë së Financave dhe Auditorit, raporti u korrektua. U tha që ka pasur një gabim teknik.

Fjalët e ministrit që vetëm 10.5 milionë euro ishin shpenzimet për qeverinë qëndrore dhe lokale si dhe të gjitha institucionet tjera publike fituan në fund. Por kjo solli një neveri tek partia opozitare e cila e akuzoj qeverinë, auditorin dhe bëri thirrje për hetim të porkurosisë. Këtu duket që LDK u emocioinua dhe e humbi kontrollin.

Ka raste kur institucionet publike, saktësisht për shkak të asaj që konfirmoj Raporti i Kosovës 2024, për shkak të kapaciteteve jo të mira bëjnë edhe gabime. Rrjedhimisht, ky gabim i raportit të auditorit është shumë i mundshëm, marrë parasyesh edhe raportet tjera qeveritare. E këtu duket se LDK e teproj pak dhe kjo i ndihmoj Qeverisë të bëjë një comeback në fund të javës.

Përderisa opozita kishte një përparësi të mirë gjatë javës, gjithashtu me ndihmën e raporteve ndërkombëtare kredibile, në fund sikurse gara u barazua. E kur e gjithë kjo kaloj, në orët e vona të së premtës, një parti tjetër opozitare bëri një premtim gjeneroz: “nëse ne zgjidhemi, Kosova futet në NATO brenda një viti”. Mesiguri se këtu mbraoj loja sa i përket javës. Partitë opozitare nën presion të dominimit elektoral të LVV dhe në kërkim të rritjes, po fillojnë të ndihen nën presion dhe të bëjnë premtime jashtëtoksore. Kjo, gabimet e tilla, po e ndihmon mirëmbajtjen e përkrahjes së lartë të LVV.

Gjithashtu është i panevojshëm rasti me LDK, ku ajo po tjetërsohet, po ndryshon ideologjitë politike (majtë/djathtë) kur po premton paga te sektori publik në dëm të sektorit privat, vetëm me përfitu më shumë vota. A është e nevojshme kjo? A duhet të kujdesemi për vlerat dhe standardet? A janë një parë zgjedhje gjithcka në politikë? A ka politika dhe partitë strategjik më afatmesme përtej një parë zgjedhjeve, ashtu si duhet të ishte? A ka interes publik, apo vetëm partiak, politik dhe personal?

E në fund, një parti tjetër e madhe opozitare, PDK, gjatë javës po përgatitjes për një ngjarje të madhe që do të mbahet sot dhe ku kandidati i tyre do të shpalosë ofertën e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit. Thash na mbetet të shifet nëse edhe kjo parti do të lëshohet në avanturat me rritje të pagave në sektorin publik apo ka një model dhe qasje më serioze të rritjes së fuqisë blerëse e që në ditët e sodit, edhe pse shumë me rëndësi, për politikën kosovare të kohës janë jopopullore se nuk sjellin sukses imediat.

Për ironi, në momentin kur PDK po përgatitej për aktin e saj ndoshta më domethënës, shpalimin e ofertës dhe programit, një personazh i kësaj parti, që ishte protagonist i aferës Pronto, po lajmëronte rikthimin në garë për deputet nga anët e PDK. Derisa partia po tenton të komunikoj një stil më të ri dhe ku ka akter të ri ne skenë, po lajmërohet e kaluara e kësaj partie e cila jo gjithmonë është e mirë. Përkundër përpjekjeve për avancim dhe reforma, kohë pas kohë paraqitet shenja që e kaluara ende është prezente dhe kjo po ndikon në një krizë apo pakjartësi identiteti. Kjo gjithashtu e ndihmon mirëmbajtjen e përkrahjes së LVV.

Në përgjithësi, një garë e barabartë këto ditë mes partisë në pushtet që ka shumicën dominuese të përkrahjes por është në tkurrje dhe korrektim dhe partive opozitare që janë në rritje të lehtë por që kohë pas kohe janë të emocionuar dhe e kaluara e tyre ju paraqitet si pengesë në përparim më të theksuar.

Megjithatë, ende është herët dhe mund të kemi dinamika. Por ajo që shifet, duket sikurse partia e pushtetit LVV duhet të tkurret nga 50% në nën 40%, ndoshta rreth/rajon 35%, derisa LDK dhe PDK do garojnë për rritje. Ndoshta LDK do përfitoj një numër të votuesëve nga LVV, por në anën tjetër PDK thuhet se ka një strukturë më efikase në degë dhe rajone që në kohë zgjedhjesh mobilizohen dhe japin efekte. Por çka ka rëndësi kjo, në parim, LVV do të dalë e para dhe duhet të zgjedhë një partner për qeverisje. Saktësisht për këtë arsye partitë opozitare duhet të mbajnë parime të larta përfshi vlera që rrisin standardet e politikës në Kosovës.

Këto zgjedhje janë vetëm një moment, një hap tjetër në historinë politike të Kosovës që nuk do të ndryshoj shumë gjendjen. Do e përmirësoj sigurisht. E partitë politike, startegjia politike e tyre duhet të jetë më afatgjate e bazuar në kauza dhe vlera të cilat nuk duhet të jenë populiste e vetëm për vota. Qëllimi i tyre duhet të jetë transformimi pozitiv i Kosovës, e kjo nuk arrihet me 1 vite.. por duhet një strategji afatgjate ku secili akt në kohë ka vlerën dhe peshën e saj.

Të ngjashme