Kush furnizohet me ujë nga Batllava, nesër s’do të ketë ujë

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 16:20 | Nga

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e zonave të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Batllavës se nesër, 29 qershor 2018, e premte, duke filluar nga 08-18 (gjithsej 10 orë), do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Me këtë rast do të ndërpritet pompimi nga Stacioni i Pompave në Batllavë dhe nuk do të punohet edhe me Fabrikën e Përpunimit të ujit në Batllavë, gjegjësit Albanik”, thuhet në njoftim.

Kjo ndërprerje e trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm bëhet me qëllim të krijimit të kushteve të punës për kontraktor në ndërrimin e valvolave në hyrje dhe dalje të Stacionit të Pompave në Batllavë, projekt ky në kuadër të investimeve kapitale që po bënë Ujësjellësi i Prishtinës, në ndërrimin e aseteve të ndjeshme që kanë të bëjnë me sigurimin e furnizimit me ujë.

Zonat, që do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme janë; Qyteti i Podujevës me fshatra përreth (përjashtim bëjnë zonat që furnizohen me ujë nga Puset e Peranit). Të gjitha fshatrat përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë. Lagjja Kodra e Trimave në Prishtinë, Lagjja Arbëria me zona të tjera përreth saj, në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme