Kush hyri në zyrën e kryetarit Mulaku?

Vushtrri | 20 Mar 2017 | 13:09 | Nga

Në mëngjesin e së hënës një person i armatosur ka kanosur me armë zjarri kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun. Rasti ka kaluar pa ndonjë fatkeqësi ndërkohë që personi që ka kërcënuar Mulakun gjendet në spital për trajtim mjekësor.

Për rastin ka folur për Gazetën Express, kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku. Ai ka thënë se personi në gjendje të dehur ka kërcënuar atë dhe rojet e komunës. Sipas Mulakut, ai kishte kërkuar punë.

“Në mëngjes një person i dehur, në kërcënim me revole, ka dashur që të vie të zyra ime. E kemi lënë të hyjë brenda zyrave të mia. Aj e kishte pas revolen me vete. Në bashkëpunim me rojtarët e kemi sanuar gjendjen. Ai personi e mbajke dorën në bel aty ku e kishte revolën. Ai kërkon punë. Situatën e kemi menaxhua mirë dhe fatmirësisht e evidentuam të keqën”, ka thënë Mulaku të hënën për Express.

Nehat Thaçi, shef i stacionit të Policisë në Mitrovicës, që ka konfirmuar rastin se një person i armatosur ka hyr në zyrën e kryetarit të Vushtrrisë.

“Një person me armë ka hyr në zyrën e kryetarit, është njoftuar Policia e Kosovës, qetësisht ka dal personi jashtë, i është konfiskuar arma, personi është në gjendje të dehur, aktualisht është në tretman mjekësor, më tutje do të vazhdohet me procedura”, ka thënë Nehat Thaçi shef i stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme