Kush po prin në Rahovec? KQZ nxjerr rezultatet e para

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Janë numëruar 53.3 për qind e votave në komunën e Rahovecit, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nga votat e numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.32 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.01 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.35 për qind.

Shumë afër LDK-së qëndron Aleanca, e cila deri në këtë fazë të numërimit ka marrë 17.34 për qind të votave, raporton Klankosova.tv.

Të ngjashme