Pas një konkursi të stërzgjatur, sot Bordi i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc” ka marrë vendim që ta zgjedh kryeshefin e ri të ndërmarrjes.
Në këtë vendim të siguruar nga portal Veriu.info, shihet se Bordi ka marrë vendim që këtë detyrë t’ia besoj Berat Lushtakut, i cili është familjar i kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut.
Në vendim bëhet e ditur se Berat Lushtaku punën do ta fillojë nga dita e nesërme, përderisa vendimin ka hyrë në fuqi sot.