Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e listës Serbe për vlerësimin e kushtetushmërisë për Ligjin e Trepçës duke e cilësuar se Gjykata nuk mund të vendosë për një lëndë.
“Gjykata ka vlerësuar se nuk është përmbushur obligimi kushtetues lidhur me natyrën juridike të aktit që mund të kontestohet sipas nenit 113.5, meqë parashtruesit e kërkesës nuk kontestojnë ndonjë ligj apo ndonjë vendim të miratuar në Kuvend, por kanë kontestuar paragrafët 2, 3 dhe neni 4 të Udhëzimit Administrativ të nxjerrë nga Ministria e MPMS-së”.
Kohavision ka mësuar se Gjykata do të ndjekë praktikën e njëjtë edhe për Ligjin për investime strategjike që e ka droguar në Kushtetuese po ashtu Lista Serbe.