Kryeministri Albin Kurti e ka qëllimin dhe planin e mirë, strategjia jo edhe aq e koordinuar me Amerikën dhe Europën por zbatueshmëria në terren po i del me brina.
E drejta e të fortit në terren mbi të drejtën kushtetuese të nji vendi është dëshmi e standardeve të dyfishta në rastin e Kosovës. Në njeren anë i thuhet Kosovës se duhet t´i plotsoj standarded Europiane siç janë Sundimi i Ligjit dhe Lufta kunder Krimit dhe Korrupcionit ndërsa në anën tjetër këto standarde nuk vlejnë per veriun e Kosovës tani e 24 vite me radhë.
Tani qe doli sheshit fakti që anipse Kryeministri Albin Kurti ka të drejt kushtetuese ta shtrijë pushtetin në veriun e vendit mbrenda kufijve të Republikës, atë te drejt në realitet po del që po ia mohon e drejta e të Fortit i cili po ia percakton hapat dhe veprimet në terren në pjesën veriore të Kosovës biles mos-koordinimi me Amerikën po na del mollë sherri me aleatet euro-atlantik.
Per 24 vite Veriu i Kosovës i është premtuar Serbeve si zonë e tyre e sigurisë dhe tani e kuptuan edhe maca edhe kuca që kjo zonë në realitet nënkupton interesa më të mëdha gjeopolitke Amerikane rreth të cilave kanë qendruar të heshtur por edhe të fjetur paria e Kosoves por edhe ajo e Shqipërisë.
Tani pyetja kryesore është Çfar do të bëjë Kryeministri Kurti për këtë çeshtje?!
Ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës pasqyrë tipike e Politikës si Arti i së mundurës, si nji gjë shumë e rëndësishme të cilën e kishin keqkuptuar me herët PDK, LDK dhe AAK. Kryeministrat e mëparshem e kanë përqafuar dhe e kanë gëlltitur të vërtetën e hidhur që nga pas-lufta e vitit 1999 dhe qendruan larg veriut për dy dekada për t’ia lejuar bandave kriminale ta krijonin nji realitet te ri në 4 komunat veriore..
Për dallim nga Vetevendosje, legjislaturat e mëhershme kanë krijuar milioner të cilët kanë përfituar dhe janë toleruar të behen milioner duke hequr dorë nga funksionimi i Republikës në 4 komunat Veriore por edhe në pjesët tjera të Kosovës ku jetojnë serbët.
Kryministri Haradinaj kishte shkuar aq larg saqë kishte nënshkruar nji marrëveshje xhentellmene sipas së cilës Ushtria e Kosovës NUK bënë ta kaloj Urën mbi Lumin ibër dhe sot e kësaj dite ajo nuk guxon të operoj në veriun e Kosovë pa leje speciale nga KFOR.
Gjithashtu, qeverive të mëhershme i është lejuar të krijojnë milioner përkunder faktit që ato dëmtonin interesat e republikës, e gjithe kjo u desht te ndodhte sepse do të vinte koha kur krijimin e Zajednicës do të mund ta nënshkruanin vetëm milionerët e shantazhueshem.
GUVERNATORI MBI KRYEMNISTRIN
Tani që Ambasadori Amerikan deshiron ta deshmoj dhe ta kuptojnë te gjithë se ai është Guvernatori mbi Kryeministrin e vendit, çfar do të bëj z.Kurti dhe si do ti shpëtoj realitetit te ri e ta mbaj pozitën e Kryeministrit por edhe si do ta shpëtoj Kosovën nga Bosnjëzimi dhe izolimi ndërkombetar?!
A janë lënduar raportet Kosove-ShBA-EU
Zgjedhjet e Parakohshme në veriun e Kosovës do ta ndihmojnë z.Kurti ta kthej këtë telashe të madhe në fitore me F të vogël në veri ndërsa të njejtat ngjarje tanimë janë fitore e madhe për z.Kurti në zgjedhjet e ardhshme parlamentarel?
Përkunder faktit që Albin Kurti do të leshoj pé dhe do të taktizoj tërheqjen nga pozita aktuale e palakmueshme, ai poashtu do ta kërkoj rrugën për ta shëndërruar këtë ngjarje në fitore të madhe tani kur përkrahja popullore i është rritur eksponencialisht.
Kjo ngjarje do ta rris edhe perkrahjen ndaj Vetevendosjes dhe do ta etabloj atë si e vetmja parti politike Shqiptare që interesat e Republikes i ka para interesave vetanake.
Ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës e rrisin edhe më shumë perkrahjen popullore për Kryeministrin Kurti dhe sikur të shkonte Kosova në zgjedhje parlamentare gjatë ketij viti, VV do te fitonte 66%+ të votave.
Mbase përkohesisht marredheniet Kosovë-ShBA mund të duken të lënduara, raportet mund edhe të perkeqësohen nëse z.Kurti vazhdon të veproj vetëm sipas të drejtës kushtetuese të Republikes por edhe mund të përmirësohen dukshem nëse z.Kurti vendos që në të ardhmen dhe për veriun të kordinohet ekskluzivisht me Ambasadorin Amerikan në Kosovë.
Sidoqëtejetë e ardhmja politike e Kryeministrit Kurti është çimentuar edhe për 20 vitet e ardhëshme në kuptimin që ai do të jet figura kryesore politike dhe shpresëdhenëse për Shqiptarët e Kosoves dhe jo vetëm.
AUTONOMIA PËR SERBËT NË VERIUN E KOSOVËS
A do ta lejoj bashkësia ndërkombetare Kryeministrin e Kosovës që ta ushtroj pushtetin mbi 4 komunat veriore mbetet të shihet sepse është po kjo bashkësi ndërkombetare e cila ka lejuar bredhjen e lirë të krimineleve serb nëpër veriun e Kosovës tani e dy dekada, po e njejta e ka krijuar iden e zajednicës duke i parapri asaj me krijimin e enklavave serbe nëpër gjithë Kosovën dhe po e njejta bashkësi ndërkombetare nuk po lejon që Kosova të behet tregim i suksesit me hapat me te cilet po deshiron ta beje kete Kryeministri Albin Kurti.
Serbët tani e 24 vite kanë jetuar ne Veriun e Kosoves përkatesishtë në Komunat, Leposaviq, Zubin Potok, Zveqan dhe pas krijimit, ndarjës artificiale në dy komuna të Mitrovicës, në Veri dhe Jug, pra, serbet kanë jetuar në keto 4 komuna veriore nën administrimin e Beogradit me ndihmën dhe tolerancën e bashkësisë ndërkombëtare.
Qeveritë e kaluara e kanë toleruar këtë gjë sepse kane qënë të zënë, duke u pasuruar dhe sepse nuk i kanë pasur interesat e Republikës qellim kryesor të qeverisjes së tyre por qellimin e kanë pasur të pasurohen sa më shpejt sepse shpejt do t´iu vinte fundi.
Sa do të tolerohet ta ushtroj pushtetin Qeveria Kurti në 4 komunat veriore duke pasur parasysh faktin se aty parashikohet autonomi për Serbet, mbetet të shihet në muajt ne vijim por nji gjë tanimë u bë publike se Kushtetueshmeria e Republikës pushon aty ku cenohen interesat gjeopolitike te Amerikës.