Kuvendi e nis seancën e buxhetit me kujtim të grevës së minatorëve të Trepçës

Prishtinë | 20 Shk 2026 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Seancës nisi me përkujtimin e përvjetorit të 37-të të grevës së minatorëve të Trepçës me thirrjen “Kosova Republikë”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se kjo grevë ishte pikë kthese historike që paralajmëroi fundin e një sistemi shtypës dhe forcimet e themeleve e rrugëtimit të Kosovës ndaj Republikës.

Sot në këtë seancë të Kuvendit, në 37-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, nderojmë dhe përkulemi me respekt para një kapitulli të fuqishëm të historisë sonë, qëndresës së minatorëve. Greva nuk ishte vetëm një akt sindikal, por një kushtrim qytetar dhe kombëtar. Sakrifica e tyre u kthye në pikë kthese historike, duke paralajmëruar fundin e një sistemi shtypës dhe duke forcuar themelet e rrugëtimit tonë ndaj republikës.

Po ashtu u kujtua dhe kontributi i punëtorëve të drejtësisës sociale, në Ditë botërore e drejtësisë sociale.

Anipse seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës deputeten ranë dakord që seancat e radhës të nisin me kohë, sot pas 40 minutave vonesë ka nisur seanca plenare për leximin e dytë të Projektligjit për buxhetin e vitit 2026.

Në rend dite është vetëm një pikë: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Të ngjashme