Kuvendi edhe sot në seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Sot Kuvendi i Kosovës, mban seancë plenare, në të cilën në rend dite janë disa pika.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës të deputetëve.

Në rend dite janë:

Pyetjet parlamentare, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pyjet, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra’ dhe shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”.

Po ashtu Kuvendi do të vendos për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

Në seancën djeshme plenare u miratuan disa projektligje. Ato u bënë pa opozitën pasi të njëjtit lëshuan seancën e Kuvendit.

Të ngjashme