Kuvendi emëron anëtarin ndërkombëtar në KSHC, opozita e kritikon për vonesë

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 17:00 | Nga Kastriot Kokollari

Kuvendi i Kosovës me 66 vota ka emëruar anëtarin ndërkombëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë me mandat pesëvjeçar.

Duke qenë se votimi për këtë anëtar nuk ka qenë në rendin e ditës për seancën e sotme, kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, tha se duhet të trajtohet me urgjencë pasi që ka disa programe të doktoratës që rrezikojnë të mos mund të pranojnë studentë nëse nuk bëhet akreditimi i tyre.

Ndonëse partitë opozitare e kanë përkrahur emërimin e këtij anëtari, kanë pasur kritika se pse është sjellë me vonesë votimi në Kuvend.

Të ngjashme