Sot në Kuvendin e Shqipërisë nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, nesër do të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës me anë të një komunikate të lëshuar për media, ku kanë bërë të ditur se nënshkrimi do të bëhet në ora 12:00, kurse pas nënshkrimit, Konjufca dhe Nikolla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.