Formimi i komisioneve parlamentar eshte rezultat i procesit politik te negociatave mes grupeve parlamentare ne Kuvendin e Kosoves. Ekziston praktika e mire detajuar parlamentare qe bazohet ne formulen e perfaqesimit proporcional, e cila percakton numrin e kryetareve dhe anetareve te komisioneve parlamentare per secilin grup parlamentar ne varesi te madhesise se tij. Se kendejmi, formimi i komisioneve parlamentare ligjerisht nuk eshte i lidhur me ndonje proces jashte Kuvendit.
Po ashtu, numri, emertimi dhe anetaresia e komisioneve parlamentare percaktohet nga seanca plenare ne baze te propozimit te Kryesise se Kuvendit pas marreveshjes mes grupet parlamentare. Ky proces nuk eshte i lidhur me emertimet e Ministrive, pasi qe ne esence Rregullorja e Punes se Kuvendit permbane listen e komisioneve parlamentare ashtu sic jane percaktuar ne 2010. Ndersa, me vendim te seances se Kuvendit te perberjes se re mund te ndryshohet numri, emertimi dhe fusheveprimi i tyre.
Eshte pergjegjesise e Kryesise se re te Kuvendit te filloj procesin e krijimit te komisioneve parlamentare dhe funksionalizimin e tyre. Ky proces ligjerisht nuk eshte i lidhur me formimin e qeverise se re apo emertimin e ministrive te reja. Politikisht, grupet parlamentare mund ta bejne nje gjykim te tille qe kushtezon krijimin e komisoneve parlamentare me qeverine e re, por perseri eshte pergjegjesi e seances plenare te marre vendim te tille dhe per momentin asgje nuk i ndalon ate qe te beje formimin e tyre. Se kendejmi dhe duke u bazuar ne Kushtetuten e Kosoves, perberja e re e Kuvendit mund te filloj te miratoj ligje, duke perfshi edhe ate per projektbuxhetin e vitit 2020.