Kuvendi i Prishtinës shënon 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 11:06 | Nga Artiona Çitaku

Në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Komuna e Prishtinës ka mbajtur seancën solemne, nga ku kryetari Përparim Rama tha se Prekazi dhe familja Jashari ktheu fatin e një populli në vendimin për mos me u nënshtru, raporton Ekonomia Online.

“Në fillim marsin e vitit 1998 në Prekaz, familja Jashari ktheu fatin e një populli në vendim, në vendim për me kthy pushkën me luftu, vendim për mos me u nënshtru. Në gjithë botën Prekazi i atyre ditëve u bë kryefjala e qarqeve diplomatike dhe e mediavendërkombëtare, kurse në Kosovë, në tokat shqiptare, në diasporë u bë kushtrim, u bë betim. Qysh atëherë kaluan 28 vite, por thirrja e Prekazit nuk lëviz ndonjëherë prej qenies sonë. Prekazi rrinë si gurthemel i rëndë i palëvizshëm, i shenjtë, rrinë si shenjë se çka bënë njeriu për atdhe e për liri. Të nderuar të pranishëm më lejoni që sot në këtë sallë të kryeqytetit, Epopenë e UÇK-së ta risjellim jo veç si përkujtim por si standard të qëndresës, standard të nderit, standard të përgjegjësisë dhe këtë standard e shohim sot këtu, me njerëzit e gjallë, me emrat e përveçëm”, tha Rama.

Fjalë të mëdha pati edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, Fehmi Kupina duke thënë se familja Jashari nuk u përballë vetëm me sulmin policor paramilitar, por edhe me përpjekjen për ta shuar idealin e lirisë për një popull të tërë.

“Sot jemi mbledhur për të kujtuar momentet më të lavdishme dhe njëkohësisht më të dhimbshme të historisë sonë kombëtare 5.6 dhe 7 mars 1998. Ditur kur në Prekaz u shkrua një kapitull i përjetshëm I sakrificës dhe lirisë së Kosovës. Në ato ditë familja Jashari nuk u përball vetëm me një sulm policor e paramilitarë, ajo u përball me përpjekjen për të shuar idealin e lirisë së një populli të tërë. Por ajo që ndodhi ishte e kundërta, nga qendresa heroike e familjes Jashari lindi një epokë e re, epokë e rezistencës së hapur dhe luftës çlirimtare të Kosovës. Komandanti legjendar Adem Jashari I familjes së tij dhe gjithë atyre burrave e grave, fëmijëve që ranë në Prekaz, nuk ishte vetëm një akt qendrese ishte një vendim historik për të mos u nënshtruar kurrë. Ata zgjodhën lirinë mbi jetën, dinjitetin mbi frikën dhe atdheun mbi të gjitha tjerat”, tha ai.

Të ngjashme