Kuvendi Komunal i Prizrenit, ka miratuar buxhetin e vitit 2020 dhe parashikimin buxhetor për vitet 2021 dhe 2022.
Sipas njoftimit të komunës, kjo pikë e rendit të ditës u votua unanimisht nga anëtarët prezentë të Kuvendit me 22 vota për.
“Në këtë mbledhje u propozua që të hiqen pikat e tjera të rendit të ditës dhe të shqyrtohet për t’u miratuar vetëm pika e pestë për buxhetin e Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim