Sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen në seancë plenare ku në rend dite do të jenë një sërë çështjesh.
Mes pikave të rendit të ditës janë edhe kthimi i dy ligjeve të paketës anti-shpifje nga presidenti i Republikës, projektligji për dhënien e amnistisë, disa ndryshime në buxhet, ashtu si edhe një interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Nuk mungon në seancën e sotme edhe koha e vënë në dispozicion për debat të lirë mes palëve.