Kuvendi i thotë po në parim zhbllokimit të mjeteve vetjake të komunave

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi ka miratuar në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Buxhetin duke mundësuar zhbllokimin e mjeteve vetjake të komunave, nga vitet paraprake.

Bëhet fjalë për mbi 35 milionë euro të komunave.

Pro ndryshimeve votuan 81 deputetë. Nuk pati vota kundër e as abstenime.

Komunat në vazhdimësi kishin akuzuar Qeverinë për bllokim mjetesh, ndërsa Qeveria arsyetohej me kufizimin që bëhej në Ligjin për buxhet, që mjetet mund të barten vetëm nga një vit paraprak dhe jo edhe nga më herët.

Të ngjashme